Klubet e Serie A kundër UEFA – mund të humbin Ligën e Kampionëve

Klubet e Serie A mund të humbin vazhdimin e Ligës së Kampionëve.

Sport

19/03/2020 21:35

UEFA dhe Asociacioni i Klubeve Evropiane janë pajtuar tashmë që të largojnë rregullin që Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës nuk mund të luhen në vikend.

Kjo do të thotë se ata mund tashmë të propozojnë ndeshje të garave evropiane që të luhen në vikend.

Por, një ide të tillë nuk do ta përkrahin aspak skuadrat nga Serie A, bëjnë të ditur mediet italiane, transmeton lajmi.net.

Klubet e Serie A do të votojnë kundër idesë që ndeshjet e kompeticioneve të UEFA të luhen gjatë vikendeve.

Plani është që kampionati italian të përfundojë më 30 qershor, edhe pse mund të luhet edhe në korrik, sipas nevojës. /Lajmi.net/