Klosi në Shijak: Pranë njerëzve në ditë të vështira për të siguruar gatishmëri 24 orë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi vizitoi nga afër banorët e prekur nga tërmeti në Bilalas, në Shijak.

Lajme

22/09/2019 18:13

Ministri Klosi pa nga afër dëmet e shkaktuara në banesa dhe siguroi qytetarët se do të kenë mbështetjen dhe gatishmërinë e çdo institucioni për ndihmë 24 orë.

“Pranë banorëve të prekur nga tërmeti në fshatin Bilalas në Shijak. Japim ndihmën dhe mbështetjen e çdo institucioni! Pranë njerëzve në ditë të vështira, për t’i lehtësuar dhe siguruar se jemi në gatishmëri 24 orë në 24”, shprehet ministri Klosi, raporton ATSH.