Klosi: Majko më quajti trafikant armësh

“Ndihem pak i lënduar nga Pandeliu se e konsideroj timin, ka qenë kryeministri im kur isha kreu i SHIK-ut gjatë kohës së Luftës së Kosovës. E niste deklaratën me “veteran Klosi”, dukej qartë që tallej. Unë për të nuk jam “veteran Klosi”, ne kemi punuar bashkë”, u shpreh Klosi. “Kam pasur marrëdhënie problematike me qeverinë “Majko 1”, ka thënë Klosi, transmeton shekulli”.

Lajme

29/04/2015 13:57

A ka dosje për çdo politikan shqiptar?

Fatos Klosi: Ka s’ka dosje, është e ndaluar me ligj. Nuk duhet pyetur për këtë gjë. Kanë imunitet ata!

Po pse ekziston gjithnjë ideja që ka dosje?

  1. Klosi: Atë e dini ju, e thoni ju!

Cili Kryeministër ka qeverisur më keq?

  1. Klosi: Unë këtë nuk mund ta them. Kam një mendim timin sigurisht, por nuk mund ta them publikisht. Mund të them me kë kam komunikuar më mirë, dhe me kë kam hasur më shumë vështirësi në bashkëpunim!

A ka qenë zoti Majko paranojak, me idenë që e përgjonin?

  1. Klosi: Jo jo! Nuk kam pasur probleme të tilla. Problemet kanë qenë vetëm këto; me Majkon humbëm komunikimin që mbas ndoshta datës 15 nëntor. Po bëhej analiza e masave të marra për mbarëvajtjen e Referendumit, një analizë shumë e gjërë, ku më tha hapur fare përpara të gjithë ministrave: “Nuk dua të dëgjoj prej teje opinione për këtë gjë.” Se une i thashë që kemi folur me ministrin, gjithë ditën para dite kam qenë me atë… por jo, Majko më tha: “S’ke ç’thua, ti merresh me trafik armësh!”

Trafik armësh me kë?

  1. Klosi: Ishin armët që shkonin në Kosovë! Armët që shkonin për luftë! Unë s’e kam thënë ndonjëherë, por ky ishte skandal!

Pra zoti Majko, ju ka quajtur ‘trafikant armësh’, për armët që shkonin në Kosovë për të ndihmuar UÇK-në?

  1. Klosi: Ishin armët e UÇK-së mor, nuk ishin armët tona!

Ju ishit thjesht ‘tranzit’ domethënë.

  1. Klosi: Ne thjesht ndihmonim për atë procedurë.

Pra zoti Majko ka qenë kundër këtij kalimi?

  1. Klosi: E ka bllokuar, zyrtarisht e ka bllokuar!

Pra, mund të themi që zoti Majko nuk ka dashur që ato armë t’i shkonin UÇK-së?

  1. Klosi: Jo, ai kishte idenë që ishte embargoja… ai notonte në të tjera ujëra! Domethënë që ndaj luftës në Kosovë kishte embargo, ne nuk duhej të kontribuonim. E quante si një luftë që po zhvillohej në një kontinent tjetër! Pra, qeveria duhet të ishte e kujdesshme për detyrimet ndaj ndërkombëtarëve etj.