Klose: Nuk besoja se Strakosha do të prekë këto nivele si portier

Miroslav Klose ka dhënë disa komente interesante për Thomas Strakosha.

Sport

18/10/2019 11:16

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ka surprizuar legjendën e futbollit, Miroslav Klose me arritjet e tij të fundit.

Klose ka folur për ‘Gazzetta dello Sport’, ku është kthyer edhe në kohën kur luante tek Lazio, mes viteve 2011-2016, ku edhe ka pasur kontaktet e para me Strakoshan.

“Kur isha atje kishte tre portierë. Sinqerishtë, do të vija bast se ai kurrë nuk do të arrinte të bëhej numri një. Nuk kishte siguri. Por, rritja e tij tregon se ne duhet t’u japim hapësira të rinjve dhe t’u japim kohë të rriten” ka thënë Klose për Strakoshën, transmeton lajmi.net.

Klose kishte shënuar 54 gola në pesë vitet e tij tek Lazio, në kampionatin elitar italian, Serie A. /Lajmi.net/