Kloppit i pëlqen Premierliga

Jurgen Klopp pëlqen angazhimin në Premierligë, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Marc Kosicke.

Sport

09/06/2015 14:36

Jurgen Klopp mund të angazhohet në Premierligë, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Marc Kosicke.

Klopp i dha fund aventurës në Borussia Dortmund dhe ka paralajmëruar se do të pushojë për një vit.

Ndërsa, Kosicke ka pranuar se klienti i tij mund të joshet nga mundësia e punësimit në Premierligë.

“Premierliga është shumë joshëse”, deklaroi ai për “Spox”.

“Dhe, ne nuk mendojmë vetëm për katër ekipet e para sepse ka edhe klube të tjera të mrekullueshme më poshtë tyre. Por, nuk jam i sigurt se profili i punës do të funksiononte”.