Klopp zbulon kartat, Sancho nuk është në planet e Liverpool

Liverpool nuk do të tentojë për Jadon Sancho.

Sport

27/06/2020 18:31

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur disa detaje lidhur me merkaton e verës që do ta bëjë skuadra e Liverpool.

Një nga emrat që lidhej me kalimin e mundshëm në ‘Anfield’ ishte edhe Jadon Sancho, por Klopp ka hedhur poshtë këtë opsion.

“Një fanellë e kuqe do të dukej mirë te Jadon. Por, unë nuk mendoj se një transferim i tillë do të zë vend këtë verë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ai është një lojtar tejet interesant. Nëse ai do të kalonte te Liverpool, do të ishte surpriza e mirë”, ka shtuar gjermani.

Sancho vlerësohet me më shumë sesa 100 milionë funte, dhe kjo shifër është e paarritshme për Liverpool. /Lajmi.net/