Klopp zbulon arsyet pse Salah mbeti jashtë skuadrës për ndeshjen kundër United

Trajneri i Liverpool ka zbuluar arsyen pse Mohamed Salah ka mbetur jashtë skuadrës.

Sport

20/10/2019 16:55

Liverpool dhe Manchester United do të luajnë derbin e madh anglez, në më pak se një orë, ku tri pikët janë të nevojshme për dy skuadrat.

Me tu publikuar formacionet, ajo që morri vëmendje të madhe ishte mungesa e yllit egjiptian Mohamed Salah, i cili nuk figuronte as në emrat e rezervistëve.

Por, Jurgen Klopp ka zbuluar menjëherë arsyet që kanë lënë jashtë egjiptianin, e që kanë të bëjnë me një lëndim.

“Mo nuk ishte gati. Kështu qëndron puna” ka thënë fillimisht Klopp për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk mund të stërvitej me skuadrën: Nuk e di nga erdhi mendimi se ai do të luante. Nuk kishte shanse për sot, ndoshta për të mërkurën, ne duhet të presim” ka shtuar gjermani.

Mbetet të shihet nëse Liverpool do t’ia dal pa shërbimet e Salah në ndeshjen që luhet në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/