Klopp zbulon arsyen pse nuk e aktivizoi më shumë Shaqirin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se Xherdan Shaqiri dhe Fabinho nuk kanë qenë në nivelin e tyre më të mire, pasi erdhën në Anfield këtë verë.

Sport

21/05/2019 10:16

Ylli zvicerian u konsiderua fillimisht si një nga transferet më të lira dhe më të mira për ‘Të Kuqtë’, por më pas pasoi një rënie e pashpjegueshme. Ndryshe është për Fabinhon, i cili në fillim pati probleme, por me kohë i është përshtatur lojës së trajnerit gjerman.

Pavarësisht gjithave, ata kanë arritur ta përforcojnë skuadra, me brazilianin që ka bërë 40 paraqitje këtë edicion, 10 më shumë se sa futbollisti nga Zhegra, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Klopp beson fuqishëm që dyshja në fjalë kanë ende potencial për të treguar dhe janë pjesë e rëndësishme e projektit të tij.

“Lojtarët si Fabinho dhe [Xherdan] Shaqiri janë pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë. Por, ata nuk kanë qenë në nivelin më të lartë të tyre, por kanë bërë hapa të rëndësishëm për zhvillim”, ka thënë Kloppi.

“Rrugëtimi ende s’ka marrë fund, për askënd. Për këtë arsye ne besojmë se jemi vetëm në fillim dhe se ka ende shumë gjëra të mira që do të vijnë”, përfundoi Klopp. /Lajmi.net/