Klopp veshi brekët e markës së Ronaldos në finalen e Ligës së Kampionëve

8:57 | 21 Gusht 2019

Jurgen Klopp ka zbuluar mënyrën sesi ai veshi një palë brekë të markës së Cristiano Ronaldos përpara finales së Ligës së Kampionëve në maj.

Mesfushori i Liverpoolit, Gini Wijnaldum kohët e fundit zbuloi se menaxheri i Reds prezantoi një takim para ndeshjes me të brendshmet e markës së Ronaldos, e cila ndihmoi në lehtësimin e tensioneve.

Klubi e fitoi titullin e Evropës pasi dështoi në finale një vit më herët, pasi mundi rivalët e Premierligës Tottenham Hotspur në Madrid, përcjell lajmi.net.

”Është e vërtetë … disa vjet më parë kur po blija pantallona të gjera, thjesht kapa të brendshmet e Ronaldos në raft”, tha Klopp.

“Ende i kam, por nuk i kam veshur që nga finalja”.

“Gjatë finales, unë qëllimisht i vesha ato dhe gjatë seancës qëllimisht i tërhoqa shumë lartë nën thithka. Kjo ishte qesharake, dukej qesharake”, pranoi trajneri gjerman. /Lajmi.net/