Klopp: Urime Man Cityt dhe Pep Guardiolas, titull i merituar

Sport

22/05/2022 21:18

Jurgen Klopp ka uruar trajnerin Pep Guardiola dhe skuadrën rivale, Manchester City për titullin e kampionit.

Trajneri i Liverpool ka thurur lëvdata për ‘Citizens’, duke thënë se titulli i fituar ishte shumë i merituar.

Ai ishte i mërzitur për lojtarët e tij që luftuan deri në fund, por thotë se njësoj bëri edhe City.

“Urime për Man City, Pep Guardiolan, lojtarët dhe stafin dhe të gjithë tifozët. Ishte garë e vështirë, garë për titull. E bëmë interesante, por ju jeni një pikë përpara dhe ajo ka rëndësi”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Kjo ju bën juve kampionë. Me shumë meritë. Luftuat fort sot, luftuam fort edhe ne”, shtoi gjermani.

Liverpool tashmë mbetet me fokus te finalja e Champions League dhe për titullin në Angli duhet të shpresojë vitin tjetër. /Lajmi.net/