Klopp u frikësua shumë për Reusin
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp është frikësuar shumë pas lëndimit të Marco Reusit, sepse në shikim të parë, u duk që gjermani e ka thyer këmbën edhe pse një gjë e tillë nuk ndodhi.

Sport
Marco Reus ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Dresdenit, teksa Klopp është frikësuar se mos gjermani e ka thyer këmbën e tij.
“Kam qenë shumë nervoz kur e kam parë të shtrirë në fushë, sepse kam menduar mos e ka thyer këmbën”, tha Klopp pas takimit.
“Herën tjetër më mirë të më tregojnë se lëndimi nuk është shumë serioz, kështu unë nuk do e dramatizoj shumë situatën”.
Përndryshe, raporti zyrtar për lëndimin e Reusit do të arrijë nesër. Raportet jozyrtare thonë se ai do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.