Klopp te Monchengladbach?

Borussia Monchengladbach ka mbetur pa trajner pas dorëheqjes së Lucien Favre, për shkak të startit katastrofal të sezonit në Bundesligë.

Sport

21/09/2015 12:36

Legjenda e Monchengladbach, Berti Vogts, ka insistuar se klubi duhet t’a caktojë Jurgen Kloppin si zëvendësues të Favres.

“Unë do t’i këshilloja t’a marrin Kloppin”, ka thënë Vogts për Aktuelle Nachrichten.

“Borussia është një ekip të cilin mund ta shtyeni në krye. Vetëm duhet që t’i zgjoni ata dhe Klopp është njeriu pefekt për ta bërë këtë”.