Klopp shpjegon kalimin e Coutinho te Barcelona

Jurgen Klopp ka folur ndaj vendimit "të vështirë" të Liverpool për ta shitur Philippe Coutinho në janar 2018, për 120 milionë euro te Barcelona.

Sport

07/04/2020 09:41

Fillimisht, Reds i kishin rezistuar përpjekjeve të skuadrës spanjolle.

Ata madje bindën Coutinho me një kontratë të re në një fazë, por ato kushte thjesht vonuan të pashmangshmen, transmeton lajmi.net.

Duke diskutuar një sagë të zgjatur të transferimit me Podcast Future Footballl, Klopp tha: “Unë me të vërtetë e respektova vendimin e Phil-it nga sekonda e parë”.

“Jo se e bëj këtë gjatë gjithë kohës por u ndjeva që mund të ishte e vështirë”.

“Pra nuk ka të bëjë me po kemi nënshkruar një kontratë të re disa javë para kësaj por ishte vërtet e qartë që ai dëshironte të lunate për atë klub”, zbuloi gjermani. /Lajmi.net/