Klopp shkon këmbë në shtëpi (Foto)

Pas humbjes së rëndë nga Juventus dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ishte aq i dëshpëruar sa që u nis këmbë në shtëpi.

Sport

19/03/2015 09:07

Jurgen Klopp është trajner i veçantë, për aftësitë e tij si trajner, por edhe veprimet që bën.

Ai e konfirmoi këtë pas humbjes 3:0 në shtëpi nga Juventus që e eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi e Kloppit i cili nga dëshpërimi, pas ndeshjes është nisur këmbë për në shtëpi.