Klopp refuzon Premierligën, dëshiron Bayernin

Jurgen Klopp dëshiron postin e trajnerit të Bayern Munichut, për ta zëvendësuar Pep Guardiolën në Allianz Arena.

Sport

17/09/2015 09:00

Jurgen Klopp dëshiron të pres nëse mund të emërohet trajner i Bayern Munichut, para se të konsiderojë mundësinë e angazhimit në Premierligë.

Ish strategu i Borussia Dortmund dëshiron ta zëvendësojë Pep Guardiolën në Allianz Arena, në rast të largimit të ish trajnerit të Barcelonës, pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur “Daily Mail”.

Në ndërkohë, Klopp është përmendur si objektiv i Liverpoolit.