Klopp pyetet për situatën e Shaqirit, kjo është përgjigja e tij

Xherdan Shaqiri erdhi si një yll te Liverpool, shkëlqimi i të cilit ka filluar të shuhet në pjesën e dytë të sezonit.

Sport

18/04/2019 13:13

Anësori me prejardhje nga Gjilani, është paraqitur vetëm tre minuta që nga paraqitja kundër Manchester United në Premierligë në muajin shkurt.

Jurgen Klopp, për situatën e Shaqirit është pyetur pas ndeshjes që Liverpool e fitoi 1:4 ndaj Portos në udhëtim, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë“, ka deklaruar Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ne vetëm kemi cilësi atje, dhe pastaj është paksa e vështirë nëse nuk udhëheqim“.

Trajneri gjerman ka shtuar se Shaqiri mbetet një lojtar i rëndësishëm për të, dhe se është i lumtur që e ka në skuadër.

“Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Ju mund të jeni pak i çmendur në mua, por kjo nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam atë“./Lajmi.net/