“Klopp po i bën padrejtësi Shaqirit”

Steven Nicol i ka dal në krahë Xherdan Shaqirit.

Sport

05/03/2019 14:38

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Steven Nicol, ka thënë se Xherdan Shqaqirit po i bëhen padrejtësi nga Jurgen Klopp.

Liverpool barazoi pa gola në fundjavën e kaluar ndaj Evertonit, ndërsa trajneri gjerman është akuzuar se përse nuk e ka futur në lojë anësorin shqiptar.

Nicol ka thënë se Klopp duhej ta aktivizonte Shaqirin në atë ndeshje, duke bërë kështu padrejtësi ndaj tij.

“Do të doja shumë ta dija se çfarë ka bërë Shaqiri gabim. Nuk mund ta besoj se Origi ishte titullar, nuk mund ta besoj që Origi luajti titullar në krah dhe nuk mund ta besoj që pasi e kritikoi, e futi Lallanan para Shaqirit”, ka thënë ai, përcjell lajmi.net.

“Jam vërtet i hutuar nga kjo gjë. Çfarë mund të ketë bërë ai gabim? Mendoj se duhet ta kishte futur në lojë Shaqirin më herët kundër Manchester Unitedit, por ai e futi Daniel Sturridgen, kjo është padrejtësi ndaj tij.”, ka shtuar më tej Nicol. /Lajmi.net/