Klopp përzgjedhës i Holandës

Jurgen Klopp mund t’a marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës.

Sport

14/09/2015 12:53

Federata e Holandës në Futboll, po mendon t’a zëvendësoj përzgjedhësin aktual Danny Blind, me ish-trajnerin e Borussia Dortmundit Jurgen Klopp, transmeton Albeu.

Holandezët rrezikojnë të mos kualifikohen në ‘EURO 2016’ dhe mund t’a shkarkojnë Blindin për shkak të rezultateve të dobëta.

Fillimisht si opsion ishte menduar Ronald Koeman mirëpo trajneri nuk e preferon largimin nga Anglia, andaj Klopp i cili aktualisht është pa klub mbetet synimi kryesor i holandezëve.