Klopp: Përveç lëndimeve, asgjë nuk mund ta ndalë Alexander-Arnold

Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Liverpool, Trent Alexander – Arnold.

Sport

17/01/2020 23:20

Alexander-Arnold është padyshim mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë në dy sezonet e fundit.

Lojtari ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me Liverpool, ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, e tash po prinë edhe në Premierligë.

Arnold ka qenë një nga lojtarët kyç të suksesit të Liverpool, duke qenë asisutesi më i mirë. E për këtë lojtar, Klopp nuk ka kursyer lëvdatat, duke thënë se anglezi është i destinuar për karrierë të madhe, dhe vetëm lëndimet mund ta ndalin.

“Përveç lëndimeve, nuk shoh diçka tejtër që mund ta ndalë atë, për shkak të shprehive të tij. Është pasionant, por edhe i qetë” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Është lojtar që qëndron në tokë, unë nuk kam nevojë t’i flas, pasi atë duket sikur e bën edhe familja” ka shtuar tutje gjermani.

Alexander-Arnold gjithashtu është një nga lojtarët që merr dashurinë më të madhe nga tifozët e Liverpool. /Lajmi.net/