Klopp për Gakpo: Ai është lojtar i madh

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar në lidhje me transferimin më të fundit të ‘Reds’, Cody Gakpo. Gakpo është lojtari më i ri i gjigantit anglez, Liverpool. Pas komunikimit zyrtar në lidhje me yllin holandez ka komentuar edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp. Sipas gjermanit, ai është një lojtar i madh dhe beson që…

Sport

29/12/2022 11:48

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar në lidhje me transferimin më të fundit të ‘Reds’, Cody Gakpo.

Gakpo është lojtari më i ri i gjigantit anglez, Liverpool.

Pas komunikimit zyrtar në lidhje me yllin holandez ka komentuar edhe trajneri i ‘Reds’, Jurgen Klopp.

Sipas gjermanit, ai është një lojtar i madh dhe beson që ka potencial të madh.

“Gakpo, lojtar i madh, por edhe një djalë i zgjuar. Kemi arritur të nënshkruajmë me një lojtar që e njohim prej shumë kohësh… dhe që besojmë se do të ketë një të ardhme vërtet të ndritur me ne.

Më besoni, ai ka potencial të madh”, u shpreh Klopp./Lajmi.net/