Klopp nuk pret që Man City të lëshojë pikë

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur përpara ndeshjes së nesërme ndaj Southampton.

Sport

16/05/2022 15:07

Aktualisht Manchester City kanë katër pikë më shumë se Liverpooli, por që ‘Reds’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Nëse ekipi i Jurgen Klopp, arrin fitore ndaj Southampton, atëherë diferenca mes dy ekipeve do të jetë vetëm një pikë.

E që gjithçka do të vendosej në xhiron e fundit për titull në Premier Ligë.

Gjermani në intervistën përpara lojës së nesërme ka thënë se loja e ‘Citizens’ nuk ndikon në ndeshjen e tyre, por që nuk pret që ata të humbasin pikë ndaj Aston Villas.

“Nuk pres që City të humbasë pikë, por kjo nuk ka asnjë ndikim në ndeshjen tonë nesër. . Në një botë ideale, ne do të shkojmë në ndeshjen e fundit një pikë prapa”, tha Klopp, përcjellë lajmi.net.

Ndeshja në mes Southampton – Liverpool zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/