Klopp nuk lëviz nga Dortmund

Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmund. Trajneri gjerman spekulohet se kërkohet nga Manchester United por ai thotë se ka njëmijë arsye për të mbetur në skuadrën gjermane.

Sport

24/04/2014 21:04

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai ka komentuar sërish spekulimet rreth angazhimit të tij në Manchester United si pasardhës i David Moyesit.

Por, Klopp ka insistuar se është i lumtur në Dortmund.

“Manchester United është vërtetë klub i madh, por përderisa gjërat vazhdojnë të jenë kështu, nuk ka fare rëndësi se sa klub i madh mund të jetë dikush tjetër”, deklaroi Klopp gjatë një konference për shtyp.

“Jam i lumtur këtu dhe kam njëmijë arsye për të mbetur. I vetmi kusht është që gjërat të vazhdojnë të jenë kështu. Nuk kam nevojë për asgjë tjetër”, përfundoi ai.