Klopp: Nuk kam dëgjuar njeri që ta pyesë Guardiolën për këtë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për të ardhmen e tij tek skuadra angleze.

Sport

16/09/2020 20:49

Gjermani ka që prej vitit 2015 që është në krye të ekipit dhe shpesh herë ka folur për një pushim të mundshëm.

Por mesa duket Klopp është lodhur nga pyetjet për të ardhmen e tij.

“Largimi im nga Liverpool? Shumë njerëz ma bëjnë këtë pyetje. Nuk kam dëgjuar asnjeri që ta pyesë Guardiolën për këtë, por kontrata e tij skadon vitin tjetër. Unë kam edhe katër vite, që duket si një përjetësi në futboll. Shumë gjëra mund të ndodhin gjatë kësaj kohe. Mendoj se pas katër vitesh do të jem duke menduar nëse do të rinovoj apo jo. Nëse nuk rinovoj, do të shkoj me pushime”.

”Kur të largohem nga Liverpooli, nuk do të gjej një punë tjetër menjëherë. Kjo është e sigurt. Do të qëndroj pushim një vit pas Liverpoolit”, ka thënë gjermani. /Lajmi.net/