Klopp nuk i frikësohet Realit

14:30 | 21 Mars 2014

Klopp

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka mirëpritur ballafaqimin me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra gjermane u takua me gjigantin spanjoll edhe në gjysmëfinale të edicionit të kaluar të garës, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 pas fitores 4:1 në duelin e parë. Për më tepër, Dortmund dhe Real ishin […]

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka mirëpritur ballafaqimin me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane u takua me gjigantin spanjoll edhe në gjysmëfinale të edicionit të kaluar të garës, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 pas fitores 4:1 në duelin e parë.

Për më tepër, Dortmund dhe Real ishin kundërshtarë edhe në fazën e grupeve duke marrë katër pikë nga dy ballafaqime. Klopp është shprehur optimist se skuadra e tij do të paraqitet sërish me sukses kundër Los Blancos.

“Është short i mirë. Nëse vazhdimisht kualifikoheni në mesin e tetë ekipeve më të mira në Evropë, ju duhet të prisni ballafaqime të tilla, si në këtë rast”, deklaroi ai.

“Jemi të lumtur me këtë sfidë dhe do të mundohemi të shfrytëzojmë gjasat tona të vogla. Fakti se luajmë së pari në Madrid mund të jetë një përparësi. Pa dyshim se nuk do të valojmë flamurin e bardhë”.