Klopp në vend të Martinos?
Tata Martino mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni. Trajneri argjentinas nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit spanjoll, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale dhe duke mbetur katër pikë larg liderit Atletico Madrid në La Liga. Prandaj, argjentinasi mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Camp Nou…
Sport
Tata Martino mund të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni. Trajneri argjentinas nuk i ka përmbushur kërkesat e klubit spanjoll, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale dhe duke mbetur katër pikë larg liderit Atletico Madrid në La Liga.
Prandaj, argjentinasi mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Camp Nou në verë. Për këtë, gjiganti katalunas po mendon qysh tash për zëvendësuesin e tij.
“Tata do të shkojë, Klopp është zëvendësuesi”, shkruan e përditshmja spanjolle Sport. Sipas saj, trajneri gjerman i Borussia Dortmundit do të jetë pasardhësi i Martinos në Camp Nou.
Klopp njihet për karakterin e tij motivues dhe për sukseset e arritura me klubin verdh e zi. Kjo u ka rënë në sy drejtuesve të klubit spanjoll, të cilët e duan atë gjithsesi nga sezoni i ardhshëm.