Klopp me vetëbesim për duelin e LK: Simeone nuk do të jetë i lumtur që ka përballë Liverpool

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë disa komente interesante për shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

16/12/2019 20:15

Liverpool do të duhet të luajë në një terren mjaft të vështirë, në ‘Wanda Metropolitano’, kundër Atletico Madrid.

Klopp ka besim se skuadra e tij do të bëjë mirë në dy ndeshjet ndaj skuadrës së La Liga, duke thënë edhe se Diego Simeone nuk do të jetë i lumtur që do të ketë përballë Liverpoolin.

“Është një short interesant. Para shortit, unë mendova se do të jetë Madridi – njëra nga dy skuadrat, dhe kështu doli” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Madridi është vendi ku ne kemi memorie fantastike, kështu që është mirë, por kësaj radhe luajmë Atleticon në shtëpinë e tyre.”

“Është e vështirë, por nuk mendoj se Simeone është i lumtur që ka Liverpool përballë” ka shtuar gjermani.

Liverpool fitonte Ligën e Kampionëve në ‘Wanda Metropolitano’, në finalen kundër Tottenham Hotspur. /Lajmi.net/