Klopp, më i mirë se Guardiola
Shumica e tifozëve gjermanë e konsiderojnë Jurgen Kloppin si trajner më të mirë se Pep Guardiola, sipas një sondazhi nga televizioni Sky, në prag të duelit mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut të shtunën. 44 përqind të votuesve kanë preferuar Kloppin, për dallim nga vetëm 16 përqind që përzgjodhën strategun katalan. Si fakt interesant, vlen…

Sport
Shumica e tifozëve gjermanë e konsiderojnë Jurgen Kloppin si trajner më të mirë se Pep Guardiola, sipas një sondazhi nga televizioni Sky, në prag të duelit mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut të shtunën.
44 përqind të votuesve kanë preferuar Kloppin, për dallim nga vetëm 16 përqind që përzgjodhën strategun katalan.
Si fakt interesant, vlen të theksohet se 21 përqind e tifozëve të Bayernit e konsiderojnë si më të mirë punën që ka bërë Klopp në drejtim të Borussia Dortmundit.
78 përqind të votuesve preferojnë pasionin e Kloppit para konceptit të futbollit sulmues të Guardiolës.
Në të vetmen kategori ku katalani doli para homologut të tij ishte ‘mjeshtër i taktikës’ ku Guardiola mori 54 përqind të votave. Dortmund dhe Bayern ndeshen të shtunën në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesligë.