Klopp mbështet Man Utd për kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Jurgen Klopp ka mbështetur skuadrën e Manchester United që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/01/2020 10:37

Sot, në ‘Anfield’ tifozët e futbollit do të mund të shohin spektakël, në ndeshjen Liverpool – Manchester United.

Para kësaj ndeshje, Klopp ka dhënë disa komente, ku ndër të tjerash ka folur edhe për kundërshtarin, për të cilin pati fjalë të mira.

“United kanë një skuadër mjaft të mirë, të talentuar dhe me eksperiencë. Ka shumë potencial në fushë” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ata do të kualifikohen për Ligën e Kampionëve këtë sezon. Kështu që, sigurisht, ata mund të na mposhtin. Por, mund të luajnë aq mirë sa ne i lejojmë” ka shtuar gjermani.

Man Utd është skuadra e vetme që ka marrë pikë kundër Liverpool këtë edicion, në barazimin në ‘Old Trafford’.  /Lajmi.net/