Klopp: Liverpool nuk është favorit në finale

Liverpool nuk janë favorit kundër Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

31/05/2019 19:44

Kështu ka deklaruar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, që nuk e konsideron aspak favorite skuadrën e tij në këtë finale.

‘The Reds’ kanë marrë pa dashje epitetin e favoritit, pas përfundimit të sezonit në Premierligë me 26 pikë më shumë se Tottenham.

“Unë e di që njerëzit thonë se ne jemi favoritë sepse kemi pasur më shumë pikë në ligë”, ka deklaruar fillimisht Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, nëse keni parë ndeshjet tona kundër Tottenham, ishte vetëm 2:1. Nuk ka përparësi para ndeshjes”./Lajmi.net/