Klopp: Ky është futbollisti që është dashur ta transferoja më herët (FOTO)
Jurgen Klopp është shumë i kënaqur me sulmuesin e Liverpoolit, Sadio Mane.

Sport
Jurgen Klopp ka lavdëruar Sadio Manen derisa menaxheri i Liverpoolit është ankuar pse nuk e ka transferuar sulmuesin më herët tek ish skuadra e tij, Borussia Dortmund.
Mane është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë në “Anfield” pas transferimit nga Southampton.
24-vjeçari ka realizuar shtatë gola në 15 paraqitje në ligë këtë sezon, dhe Klopp beson se është dashur ta transferonte Manen më herët.
“Kualitetet e tij dhe karakteri në ekip janë shumë të mira”, deklaroi Klopp, përcjell “lajmi.net”.
“Është dashur ta kisha transferuar më herët në kohën kur isha në Borussia Dortmund”, theksoi ai. /Lajmi.net/