Klopp konfirmon: Do të pushoj

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit ka konfirmuar se këtë vit nuk do të jetë duke e drejtuar asnjë skuadër, pasi do të bëj së paku një vit pushim nga karriera e trajnerit.

Sport

01/06/2015 14:38

Jurgen Klopp sapo ka konfirmuar se do të pushoj dhe nuk do të drejtoj asnjë skuadër gjatë këtij viti.

“Tani është koha që unë të mendoj për kujtimet para se unë të mendoj të pranoj ndonjë punë tjetër. Fillimisht dua të pushoj”.

“Unë dua të pushoj për një kohë nga puna e trajnerit”, ka konfirmuar Klopp në mënyrë zyrtare.

Pushimi i Kloppit vjen pas shtatë viteve qëndrimi të tij në Bundesligë.

Përndryshe, kjo do të thotë se Liverpooli duhet të luftoj për ndonjë tjetër trajner apo të vazhdoj me Rodgersin, pasi Klopp tashmë është një gjë e pamundur.