Klopp ‘kërcënon’ Atleticon: Mirësevini në Anfield!

Jurgen Klopp po shpreson për më shumë magji në 'Anfield' pasi kampionët evropianë Liverpool u mundën 1-0 në ndeshjen e parë të raundit të 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid.

Sport

19/02/2020 09:24

Saul Niguez shënoi golin e vetëm të ndeshjes, për të lënë skuadrën angleze të kërkojë hakmarrjen në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet në harkun e tre javëve.

‘Anfield’ ka qenë mikpritës i shumë netëve të famshme evropiane, më emocionuese e cila erdhi sezonin e kaluar pasi Liverpool përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë 3-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, transmeton lajmi.net.

”Turma dëshironte të ndihmonte ekipin e tyre mbrëmë. Kjo e bën atë një lojë shumë emocionuese”.

”Emocionet janë të rëndësishme. Sonte ato ishin dukshëm plotësisht në anën e Atletico por unë me të vërtetë po pres me padurim ndeshjen e dytë”.

”Ne flasim herë pas here për fuqinë e ‘Anfield’ dhe fuqinë që mund të ketë një stadium, mbrëmë ju e patë atë. Por nuk ka asgjë për t’u dorëzuar, kemi ndeshjen e kthimit që do ta luajmë në stadiumin tonë”, potencoi gjermani. /Lajmi.net/