Klopp iu përgjigjet lëvdatave nga Beckenbauer

Franz Beckenbauer kishte lëshuar disa lëvdata për bashkëkombësin e tij, Jurgen Klopp, të cilave ky i fundit iu është përgjigjur.

Sport

17/03/2019 10:30

Gjermani ka vlerësuar lartë fjalët e Franz Beckenbauer, por ka thënë se këto nuk do ta dekoncentrojnë atë.

Të pranosh lëvdata nga ‘Der Kaiser’ është një nder shumë i madh sipas trajnerit të Liverpool, por kjo nuk do t’i jap presion atij.

“Dikush më tregoi se çfarë është thënë nga Beckenbauer” ka thënë Klopp para ndeshjes me Fulham, transmeton lajmi.net.

“Jo, kjo nuk më jep presion. Jam me fat që e njoh atë për 14 vite. Është diçka shumë speciale dhe mendoj se mund të them se jemi shokë” ka thënë tutje ai.

“Kur ai flet pozitivisht për mua, është sikur mbreti të emëroj dikë ‘Sir’” ka shtuar ndër të tjerash Klopp.

Jurgen Klopp ka bërë një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij këtë edicion me Liverpool.

Ai është në garë për titullin e Premierligës, gjithashtu edhe në kompeticionin më të rëndësishëm në Evropë, Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/