Klopp iu drejtohet lojtarëve para ndeshjes ndaj Man Utd: Janë pikët më të rëndësishme në karrierën tuaj

Trajneri Jurgen Klopp iu është drejtuar lojtarëve të tij para ndeshjes së vlefshme për Premier League, ndaj Manchester United.

Sport

19/04/2022 09:45

Klopp ka thënë se skuadra e tij nuk mund ta përballojë një gabim të mundshëm në këtë ndeshje.

Ai beson se lojtarët duhet të luajnë me inat për të shmangur gabimin. Sipas tij, këto duhet të konsiderohen si pikët më të rëndësishme.

“Luajmë ndaj një skuadre që në përbërje duket e kalibrit botëror. Mund të zgjedhësh… Sancho, Bruno, Elanga, Rashford, Ronaldo. Kjo është skuadra me të cilën përballemi. Për këtë duhet të përgatitemi”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Duhet të jemi në disponimin e duhur. Të jemi nervoz ‘në mënyrë të mirë’. Duhet luajtur sikur nuk kemi fituar kurrë asgjë, sikur do t’i kishim zero pikë dhe janë tri pikët më të rëndësishme të jetës sonë”, shtoi gjermani.

Liverpool luan para tifozëve të vet sonte, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/