Klopp i zhgënjyer me formën e Liverpoolit: Nuk mund ta shpjegoj, kërkoj falje

Liverpooli e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të keqe të mundshme. Që prej nisjes së këtij viti, në shtatë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Liverpooli ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa ka dy barazime dhe katër humbje, transmeton lajmi.net. Mbrëmë ‘Reds’ e Jurgen Klopp u mposhtën 3:0 nga Wolverhamptoni, humbja e…

Sport

05/02/2023 16:13

Liverpooli e ka nisur vitin 2023 në mënyrën më të keqe të mundshme.

Që prej nisjes së këtij viti, në shtatë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Liverpooli ka regjistruar vetëm një fitore, ndërsa ka dy barazime dhe katër humbje, transmeton lajmi.net.

Mbrëmë ‘Reds’ e Jurgen Klopp u mposhtën 3:0 nga Wolverhamptoni, humbja e dytë radhazi për gjigantin anglez, dhe tani ka spekulime se po lëkundet pozita e trajnerit te Liverpooli.

Pas ndeshjes, gjermani foli për situatën e tmerrshme në të cilën po kalon ekipi i tij.

“Nuk ka arsyeje. Nuk mund ta shpjegoj, 15 minutat e para ishin të tmerrshme. Duhet të ndryshojë. Kërkoj falje. Ne duhet ta ndryshojmë këtë tani, nuk ka shpjegim. Ndryshim i menjëhershëm në ndeshjen e radhës”, tha Klopp.

Liverpooli momentalisht zë vendin e 10 në tabelë në kuotën e 24 pikëve, 11 sosh larg vendit të katërt, dhe 16 sosh larg liderit të tabelës, Arsenalit./Lajmi.net/