Klopp i befasuar me Manchesterin
Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp është shprehur i befasuar me vendimin e Manchester United për shitjen e Shinji Kagawas.

Sport
Jurgen Klopp ka pranuar se ka mbetur shumë i befasuar, në momentin që ka dëgjuar se Manchester United është i gatshëm ta shesë mesfushorin, Shinji Kagawan.
“Unë isha i befasuar që Kagawa ishte në shitje përsëri. Viti i tij i parë te Manchesteri ishte viti i fundit i Fergusonit, kështu që nuk ishte koha e duhur për zhvillimin e lojtarëve”.
“E vetmja gjë që një skuadër dëshiron në ato momente është rezultati dhe titulli”.
“Viti i dytë i Kagawas te United ishte viti i parë për një trajner të ri, kështu që përsëri luhet vetëm për rezultate”.
“Pastaj vjen menaxheri i tretë, i cili ka një filozofi shumë të sukseshme. Ne e pamë rastin për ta rikthyer Kagawan në skuadër dhe e bëmë menjëherë. Ai ishte fantastik në ndeshjenkundër Freiburgut”, tha Klop për reporterët.