Klopp: Gerrard do të bëjë 100% ndaj Man City

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur përpara ndeshjes së tyre të fundit ndaj Wolves.

Sport

20/05/2022 23:26

Titulli i Premier Ligës do të vendoset në ndeshjen e fundit, pasi dy ekipet kryesuese në tabelë kanë diferencë prej një pike.

Liverpooli do të takohet me Wolves, ndërsa Man City me Aston Villan.

Përpara këtyre sfidave ka folur edhe trajneri i ‘Reds’ duke thënë se janë duke menduar vetëm për lojën e tyre.“Unë mund t’i kuptoj këto lloj situatash vetëm duke menduar për veten në këtë rol”, ishin fjalët e gjermanit, përcjell lajmi.net.

City do të përballet me skuadrën e ish-kapitenit të Liverpool, Steven Gerrard, ndërsa Klopp tha se nëse do mund të ndihmoja ish-klubet ku ai ka qenë trajner do ta bënte me motiv shtesë.

“Nëse do të luaja një ndeshje dhe do të mund të ndihmoja [ish-klubet] Dortmund ose Mainz, do të thoshte për mua një motivim shtesë. Kështu është”.

Tutje trajneri i Liverpool tha se Gerrard do të bëjë maksimumin në ndeshjen e tyre ndaj ‘Citizens’.

“Stevie do ta bëjë 100 për qind në atë takim”, vazhdoi gjermani.

Liverpool do të mirëpres Wolves në ‘Anfield’ të dielën në orën 17:00./Lajmi.net/