Klopp flet pas triumfit: Është nata më e mirë e jetëve tona profesionale

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është shprehur tepër i lumtur me triumfin e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/06/2019 23:45

Liverpool ia doli që të kthente një sezon që në një pikë ishte i dështuar (pas humbjes në ‘Camp Nou’), në një sezon shumë të suksesshëm.

Skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp triumfoi në finalen e Ligës së Kampionëve, të luajtur në Madrid, me rezultatin 0:2, përballë Tottenham.

Pas këtij triumfi, shumë i lumtur është shprehur trajneri gjerman, Jurgen Klopp, i cili ka thënë se kjo është nata më e mirë e tij në jetën profesionale.

“Jam shumë i lumtur për djemtë, gjithë këta njerëz, dhe familjen time. Ata kanë vuajtur me mua, ata e meritojnë më shumë se çdo kush” ka thënë Klopp për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“ A keni parë ndonjëherë kësi skuadre, që lufton deri në frymën e fundit? Dhe, ne kemi një portier që i bën gjërat të duken të lehta”, ka thënë tutje gjermani.

“Është nata më e mira e jetëve tona profesionale. Morri pakëz kohë, është e rëndësishme për ne që jemi përmirësuar. Ky titull na ndihmon shumë. Normalisht, 20 minuta pas titullit, jam i pirë, por tani po pijë vetëm ujë” ka thënë ndër të tjerash Klopp.

Ky është titulli i parë i fituar nga Jurgen Klopp nën drejtimin e skuadrës së Liverpool. /Lajmi.net/