Klopp flet pas ndeshjes: Mbajtëm portën e paprekur kundër Chelseat

Liverpooli dhe Chelsea barazuan sot pa gola në stadiumin “Anfield Road”, ndeshje kjo e cila e hapi xhiron e 21 të Premier Ligës angleze. Kjo ishte ndeshja e tretë e Liverpoolit këtë vit në kampionatin anglez, dhe “Të Kuqtë” ende nuk kanë arritur ta regjistrojnë fitoren e parë në vitin 2023, transmeton lajmi.net. Pas ndeshjes,…

Sport

21/01/2023 16:40

Liverpooli dhe Chelsea barazuan sot pa gola në stadiumin “Anfield Road”, ndeshje kjo e cila e hapi xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.

Kjo ishte ndeshja e tretë e Liverpoolit këtë vit në kampionatin anglez, dhe “Të Kuqtë” ende nuk kanë arritur ta regjistrojnë fitoren e parë në vitin 2023, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Klopp e komentoi paraqitjen e Liverpoolit, ku ndër të tjera u pa të jetë i gëzuar që skuadra e tij e mbylli ndeshjen pa pranuar gol.

“E filluam mirë në të dy pjesët, kishim momente të mira por nuk arritëm ta mbajmë ritmin. Në pjesën e dytë u mbrojtëm më shumë me pasion se sa të organizuar. Duhet të ishim të gatshëm për hapat e vegjël dhe ky ishte një hap i vogël. Ne mbajtëm portën e paprekur kundër Chelseat”, tha Klopp.

Po ashtu, Klopp e thumboi Thiagon, duke thënë se ai ishte një nga lojtarët të cilët e humbnin posedimin e topit.

“Ne fituam shumë topa në pjesën e parë por i humbnim shumë shpejtë, edhe Thiago e bëri këtë gjë dhe ishte e panevojshme”, tha ai.

Në fund, gjermani foli edhe për përkrahjen e tifozëve në këto kohë jo të mira që po kalon skuadra e tij.

“Lidhja ime me tifozët e Liverpoolit ka qenë speciale që nga dita e parë. 13:30 nuk është koha e duhur për atmosferë por njerëzit ishin tejet të gatshëm që të na përkrahnin. Më pëlqeu kjo shumë”, përfundoi trajneri.

Kujtojmë që pas barazimit ‘Reds’ zë vendin e tetë me 29 pikë, krahas Chelseat që ka po aq pikë në vendin e 10./Lajmi.net/