Klopp e pranon: Dëshirova ri-blerjen e Coutinhos

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lënë të kuptohet se klubi ishte i interesuar të ri-nënshkruajë me Philippe Coutinhon, por nuk mund të përballonte rikthimin e brazilianit.

Sport

20/08/2019 17:56

Coutinho iu bashkua Bayern Munich si huazim për sezonin 2019/20 të hënën, me kampionët e Bundesligës që kanë mundësinë për ta blerë atë në fund të sezonit për 120 milionë euro.

Si pjesë e marrëveshjes, Bayern ka paguar 8.5 milionë euro dhe është pajtuar të marrë rrogën e plotë të 27-vjeçarit, transmeton lajmi.net.

‘Të Kuqtë’ duket se dëshironin ta kishin sërish në skuadër Coutinhos, por kjo gjë nuk u lejua për arsye financiare.

“Kjo tingëllon pak e çuditshme, por ne nuk mund ta përballonim atë, ne kemi shpenzuar tashmë paratë që kemi marrë për të”, u shpreh Klopp. /Lajmi.net/