Klopp e komenton humbjen e Man Utd nga Man City

Jurgen Klopp ka komentuar humbjen e Manchester United nga Manchester City në ‘Old Trafford’.

Sport

25/04/2019 15:04

Manchester United, me cilindo rezultat përveç humbjes ndaj Manchester City, do t’i bënte një favor të madh Liverpoolit, në betejën për skuadrën më të mirë në Premierligë këtë sezon.

Trajneri gjerman, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Huddersfield, ka thënë se ka pritur këtë rezultat.

“Ishte më të vërtetë rezultati që kam pritur”, ka deklaruar fillimisht Klopp, përcjell ‘lajmi.net’.

“United u përpoq të bënin gjithçka që munden, sidomos në pjesën e parë, por pas 95 minutave ishte e qartë se ata nuk mund të përballojnë Cityn në këtë moment”.

“Ata ishin të pafat në disa momente, por pastaj nuk munden të ndalin Cityn”.

Pas 35 xhirove, Manchester City kryeson në Premierligë me 89 pikë, një më shumë se Liverpool./Lajmi.net/