Klopp e do largimin e këtij lojtari nga Liverpooli

Liverpool do t’i bëjë disa ndryshime në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Merkato

21/03/2019 16:58

Liverpool do t’i largojë disa lojtarë, pasi nuk llogaritë më në shërbimet e tyre.

Skuadra angleze i ka bërë me dije Loris Kariusit që të gjej një skuadër të re, përcjell lajmi.net.

Liverpool e ka huazuar portierin gjerman te Besiktasi deri në fund të këtij sezoni, por as aty nuk ka arritur ta gjejë veten.

Kështu, Jurgen Klopp nuk llogaritë më në të, duke kërkuar nga bordi i klubit që të shitet në afatin kalimtar veror. /Lajmi.net/