Klopp: Do të provojmë ndaj Realit

Përpara të gjithë drejt Bernabeut. Nesër mbrëma Borussia Dortmund i trajnerit Jurgen Klopp do ta vizitojë Real Madridin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Trajneri gjerman thotë se skuadra verdh e zi do të provojë ta befasojë gjigantin madrilen, edhe pse e pranon se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë…

Sport

01/04/2014 20:00

Përpara të gjithë drejt Bernabeut. Nesër mbrëma Borussia Dortmund i trajnerit Jurgen Klopp do ta vizitojë Real Madridin, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri gjerman thotë se skuadra verdh e zi do të provojë ta befasojë gjigantin madrilen, edhe pse e pranon se kjo nuk do të jetë aspak e lehtë të ndodh.

“I kishim vetëm dy ditë në dispozicion për ta studiuar Realin dhe fatkeqësisht më duhet ta pranoj se janë të gjithë të jashtëzakonshëm”, deklaroi fillimisht trajneri gjerman.

“Është një sfidë jashtëzakonisht e vështirë për ne, por pasi e arritëm çerekfinalen, duhet të japim gjithçka. Objektiv yni është për të bërë mirë në ndeshjen e parë dhe të provojmë të godasim më pas në shtëpi”, shtoi ai.

“Është e vërtetë se Reali ka humbur, për shembull, kundër Sevillas, por është një skuadër e madhe, që mund t’i shënojë katër gola në dhjetë minuta. Në fushë do ta vendos një kualitet të madh, ndërsa ne duhet ta bëjmë më të mirën tonë dhe të jemi të koncentruar”, përfundoi ai.