Klopp: Coutinho është si Del Piero

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka krahasuar Philippe Coutinhon me legjendën e Juventusit Alessandro del Piero dhe ka pranuar se ai nuk e ka vendosur gjithmonë në pozicionin e preferuar brazilianin.

Sport

22/08/2019 15:56

Coutinho ndërroi ambient përsëri këtë verë rreth 18 muaj pas largimit nga Anfield.

Në dimrin e vitit 2018, 27-vjeçari kompletoi kalimin e tij te Barcelona nga ‘Të Kuqtë’ për 160 milionë euro, përcjell lajmi.net.

”Coutinho nuk arriti të luajë në rolin e tij të preferuar nr. 10 aq shumë kur ishte me ne, por ai është një 8-sh i shkëlqyeshëm dhe është një anësor i majtë fantastik sepse është jashtëzakonisht i mirë në hapësira të ngushta dhe ka ritmin të shfrytëzojë hapësirat më të mëdha hapësira”.

“Ai dominon në ndeshjet e futbollit, dhe është një pasuri e vërtetë nëse mund ta lërë shenjën e tij në skuadër”.

“Bayern kishte nevojë për të, dhe Bayern e donte atë. Nëse ata mund ta integrojnë atë dhe të nxjerrin sa më shumë mirë atë, Bundesliga do të ketë një lojtar të madh në duart e tij”.

“Unë nuk kam parë një lojtar të futej nga e majta dhe të godasë topin me një precizitet të tillë nga ato lloj pozicionesh që nga Del Piero”, tha gjermani për Kicker. /Lajmi.net/