Klitschko paralajmëron rikthimin në ring, Whyte thotë se do ta nokautonte pa problem

Ditëve të fundit po qarkullojnë zëra se Wladimir Klitschko po planifikon të rikthehet në ring.

Sport

12/01/2019 10:46

Është thënë se ish kampioni i Botës për peshat e rënda do të kthehet për një duel, që me gjasë do ta zhvillojë kundër Dillian Whyte.

Për këto fjalë, një reagim pati edhe nga boksieri britanik, i cili ka dhënë fjalë të mëdha para një dueli të mundshëm me Klitschkon.

I pyetur nëse është në dijeni për zërat që po qarkullojnë dhe se a do të ishte i gatshëm të luftonte me ukrainasin, Whyte ka thënë: “Po, do të luftoja me secilin dhe do të luftoj me Klitschkon. Do ta nokautoj atë nëse zbret në ring.”

“E di saktësisht se çfarë të bëj. Jam stërvitur krahas tij për vite të tëra dhe e di si është ai” ka thënë britaniku për “talkSPORT”, transmeton lajmi.net.

“Është luftëtar i madh. I tregoi ferrin Anthony Joshuas, por mendoj se tani është koha ime. Do ta nokautoj atë” ka thënë ndër të tjerash Whyte.

Dillian Whyte së fundmi ka triumfuar në duelin kundër Dereck Chisora, duel ky që ishte i dyti ndërmjet boksierëve.

Klitschko në anën tjetër nuk është parë në ring që nga ndeshja me Anthony Joshua, ku ishte nokautuar dy herë. /Lajmi.net/