Klitschko e Fury kanë një lajm të madh
Wladimir Klitschko e Tyson Fury janë afër marrëveshjes për caktimin e revanshit, pas fitores së britanikut ndaj ukrainasit më 28 nëntor.

Sport
Wladimir Klitschko nuk është dorëzuar përkundër humbjes nga Tyson Fury, që e la pa brezat e kampionit në kategoritë e rënda në boks.
Ukrainasi ka kërkuar revansh ndaj britanikut.
Dhe, Fury është i gatshëm të caktojë një datë për një tjetër ballafaqim me Klitschkon, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.
Fury e mposhti Klitschkon me vendim unanim pas 12 raundesh të ballafaqimit të tyre më 28 nëntor.