Klitschko dëshirimin rikthimin, thotë se mund t’i rrah të gjithë në peshat e rënda

Mund të ju duket e pabesueshme, por ish kampioni i botës në peshat e rënda në boks, Wladimir Klitschko, po mendon rikthimin.

Sport

14/12/2018 14:54

Wladimir Klitschko mund të rikthehet në ring, pas përfundimit të karrierës në prill të vitit të kaluar.

Boksieri ukrainas që ishte kampion bote për dhjetë vite, u largua nga boksi vitin e kaluar, pasi humbi luftën për titull bote në peshat e rëndë nga Anthony Joshua, duke u mundur me nokaut teknik.

Promotori i Athnoy Joshua, Eddie Hearn, ka dhënë një lajm ‘bombastik’ duke pretenduar në rikthimin e Klitschkos.

Hearn ka thënë se Klitschko tashmë i ka dërguar një mesazh kampionit të botës, Anthony Joshua, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dua të kthehem. Ndihem sikurse mund t’i rrah të gjithë në peshat e rënda”, ishte mesazhi që Klitschko i ka dërguar Joshuas.

Një lajm zyrtar rreth rikthimit të mundshëm në boks nga vetë Klitschko, nuk ka ende./Lajmi.net/