Klipi i Butrintit e Kidës i xhiruar në shtëpinë e serialit të famshëm turk

Kida e Butrint Imeri kanë publikuar projektin e tyre të ri pak ditë më parë.

ShowBiz

06/07/2022 15:23

Ky projekt muzikor u pritë mirë dhe rezultoi i suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Projekti i dyshes, përbëhet nga dy këngë dhe ka një numër të madh skenash të xhiruara.

Mirëpo, një detaj nga skenat e klipit me siguri shumë nuk e kanë vënë re.

Pothuajse, pjesa më e madhe skenave të pjesë së parë të videoklipit janë xhiruar në shtëpinë e serialit të famshëm “Dashuri e pafund”.

Në këtë serial, shtëpia e bardhë me pishinë i përkiste njërit prej protagonistëve, Emirit.

Ky serial u shikua jashtëzakonisht shumë nga shqiptarët./Lajmi.net/