Klinsmann zbulon diçka të rëndësishme rreth të ardhmes së tij

Trajneri gjerman, Jurgen Klinsmann, ka zbuluar një detaj të rëndësishëm lidhur me të ardhmen e tij.

Sport

22/04/2019 19:15

Ish trajneri i Bayern Munich dhe i kombëtares së ShBA, ka zgjedhur rrjetin social ‘Twitter’ për të zbuluar planet për të ardhmen.

54 vjeçari është lidhur ditëve të fundit me një rikthim të mundshëm në Bundesliga, por një mundësi të tillë ai e ka hedhur poshtë.

“Kam dëgjuar disa raportime që më lidhin me një rikthim në Bundesliga. Vetëm dua  të jap qartësi, nuk ka asgjë të vërtetë. Gëzuar Pashkët” ka thënë Klinsmann, transmeton lajmi.net.

Ishte skuadra e Hertha Berlin ajo që thuhej se do të nënshkruante me trajnerin e njohur, pasi skuadra këtë edicion ka ngecur duke mbetur në pozitën e 11.

Puna e fundit e Klinsmann ishte me kombëtaren e Amerikës, por më parë kishte udhëhequr edhe Bayern Munich dhe ka qenë drejtor teknik tek Toronto. /Lajmi.net/