Klinaku porosi Kurtit e Konjufcës: S’keni pse t’i vizitoni pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Ushtruesi i detyrës së veteranëve të OVL të UÇK-së, Faton Kliniku, ka thënë të shtunën se zyrtarët qeveritarë por edhe të tjerët më të lartë nuk kanë nevojë t’i vizitojnë pjesëtarët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Lajme

04/06/2022 13:40

Klinaku ka thënë se qeveria e di që një muaj që veteranët do të protestojnë, dhe se po shkojnë në Hagë për ta bindur masën që të mos dalë masivisht në këto protesta.

“Ka një muaj që Qeveria e di qe ne do të bëjmë protestë. Ditëve të fundit po luftojnë se cili po shkon më shumë t’i vizitojë krerët apo pjesëtarët e UÇK-së në Hagë dhe cili do të shkojë t’i vizitojë gjë që s’bëjnë asgjë me këto vizita por qëllimin kryesor e kanë që nëse dalim në protestë ne, ta trullosin opinionin që të mos dalë masa në protestë se gjoja se qenkan për UÇK-në. Ata s’kanë nevojë të bëjnë mbështetje me vizita atje, ata kanë nevojë t’i kryejnë obligimet ligjore që i kanë si shtet, në qoftë me ato pagesa që duhet t’ua kryejnë apo shërbimet e avokatëve, apo vizitat familjare sepse krerët dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë nevojë që t’i vizitojnë vetëm familja, por shteti si shtet duhet të kujdeset për ta”, ka thënë Klinaku në një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se veteranët do të protestojnë të hënën e ardhshme për ta kundërshtuar Ligjin për pagën minimale.